Albspirit

Media/News/Publishing

Flamur Vezaj: Në Shqipëri më shpejt të gjejnë vrasësit se sa policia

Gazetari i kronikës, Flamur Vezaj, ka reaguar ashpër pas krimit të dyfishtë në Durrës. Në një reagim në rrjetet sociale, Vezaj shkruan se në vendin tonë më shpejt të gjejnë vrasësit se sa policia.

Gazetari deklaron se viktima i shpëtoi prangave të policisë prej 14 muajve, por jo breshërisë së plumbave të vrasësve.

“Viktima e radhes e vrasjeve per larje hesapesh! E.Dalipaj qe nga janari i 2016 ishte shpall ne kerkim nga Policia per nje ngjarje tjeter te rende, rrembim dhe vrasje ne bashkepunim, per te cilen po gjykohej ne mungese nga Gjykata e Krimeve te Renda! Ai i shpetoi prangave te policise prej 14 muajve, por jo bresherise se plumbave te vrasesve! Kjo tregon se ne Shqiperi, prej vitesh, me shpejt te gjejne vrasesit se sa policia! #policia_qe_sduam#”, shkruan Vezaj.

Please follow and like us: