Albspirit

Media/News/Publishing

McAllister: Rrezikohet krizë e thellë politike, është koha të kapërcehet ngërçi

Një ditë pas ndërmjetësimit mes palëve për zgjidhjen e krizës në vend, ka reaguar sot Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister (EPP).

Nëpërmjet një statusi në facebook,  McAllister bën të ditur se “pas tryezës nuk u gjet konsensus për çështjen thelbësore, të datës së zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie teknike”.

Sipas tij, duket kapërcyer bllokada politike, pasi në vend ka krizë serioze politike që rrezikon zgjedhjet. “Në Shqipëri, një krizë serioze politike po rrezikon zgjedhjet e planifikuara për në qershor. Në Tiranë, ndërmjetësova dje mes qeverisë dhe opozitës. Ka pasur përparim në disa fusha. Por nuk ka konsensus për çështjen thelbësore, të datës së zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie teknike. Tani duhet ta kapërcejmë bllokadën politike”, deklaron eurodeputeti.

Zëvendëspresidenti i Partive Popullore Evropiane (PPE), David McAllister dhe Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein zhvilluan të martën një vizitë në Tiranë në përpjekje për uljen e palëve në dialog dhe arritjen e një kompromisi për krizën politike në vend.

Gjatë takimit me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, ata  Paraqitën propozime për rrugën përpara që përfshinte pika mbi dekriminalizimin, luftën kundër narkotikëve, masat teknike për përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masat e ndërtimit të besimit politik”.

Ata gjithashtu propozuan ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshimet e mundshme para-zgjedhore në strukturat qeveritare për të ndërtuar besimin afatgjatë në sistem. Për anën e shumicës kishte marrëveshje mbi pikat e parashikuara për sa kohë që vetingu do të votohej në parlament. Partia Demokratike mbajti qëndrimin e saj për emërimin e një Kryeministri teknik dhe për miratimin e një sistemi votimi elektronik për hir të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Please follow and like us: