Albspirit

Media/News/Publishing

Pothuajse gjysma e rusëve thonë se Medvedev duhet të dorëhiqet

Një sondazh i ri tregon rritjen e pakënaqësisë në mesin e rusëve për kryeministrin Dmitry Medvedev, ku 45 për qind e të anketuarve kanë thënë se ai duhet të japë dorëheqje. Sondazhi i publikuar sot nga Qendra Levada, është indikacioni i fundit për thellimin e problemeve politke për Medvedevin. Në anketë kanë marrë pjesë 1,600 rusë. 45 për qind e tyre kanë thënë se Medvedev dhe qeveria e tij duhet të largohen. Kjo anketë po ashtu ka gjetur se besimi në qeverinë e Medvedevit ka rënë në nivele të paprecedentë. Sondazhi i Lavada ka një margjinë të gabimit prej 3.4 për qind.

Please follow and like us: