Poroshenko krahason krizën në Ukrainën Lindore me fatkeqësinë në Çernobil
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko e ka krahasuar fatkeqësinë bërthamore në Çernobil më 1986 me krizën në lindje të Ukrainës, duke shtuar se “Rusia po zhvillon luftë të pashpallur” ndaj shtetit të tij.
Këto komente ai i bëri pranë Çerbobilit, ku së bashku me homologun e tij bjellorus, Aleyksandr Lukashenka, përkujtuan viktimat e katastrofës bërthamore, në përvjetorin e 31-të,
“Ne ukranasit, sot po luftojmë për pavarësinë tonë, për sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë, për çlirimin e Donbasit dhe Krimesë. Ne kemi varrosur mijëra njerëz. Prap, ne kemi qindra mijëra persona të zhvendosur.. jam i sigurt, se të gjithë së bashku, do ta mposhtim këtë”, tha Poroshenko.
Please follow and like us: