Nesër seanca gjyqësore për Ramush Haradinajn
Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të dalë nesër para gjykatës në Colmar të Francës, ku pritet të merret vendimi përfundimtar.
Haradinaj është duke u mbajtur në Francë me fletë-arrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti.
Seanca do të fillojë në orën 9 të mëngjesit, ku gjykata pritet të vendosë për rastin e Haradinajt.
Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë.
Please follow and like us: