Franca liron Haradinajn, bien sërish akuzat e Beogradit
Gjykata franceze ka vendosur sot lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai e ka quajtur gjithë sa i ndodhi një gjë të paprecedentë, por ka njoftuar vendimin për lirimin dhe marrjen e pasaportës.
Ai u prit me entuziasem dhe thirrje të forta nga shumë mbështetës jashtë gjykatës. Sapo ka dalë nga salla pas vendimit për lirimin, Haradinaj është përqafuar me ta dhe u ka thënë: “Do kisha qejf me ju marrë të gjithëve në Kosovë sot!”.
Më pas ai ka folur edhe për mediat franceze, të cilat ishin shumë të interesuara për këtë proces.
Procesi gjyqësor ndaj tij në Francë sapo ka përfunduar. Ai po gjykohej atje mbi akuzat e autoriteteve të Serbisë, për, siç thuhet, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.