Albspirit

Media/News/Publishing

Memorandumi i luftëtarëve shqiptarë drejtuar Perandorisë Osmane: Pse dalim nëpër male

Aurenc Bebja, Francë

Në librin e studiuesit, diplomatit dhe politikanit francez, Victor Bérard, me titull « La Mort de Stamboul, considérations sur le gouvernement des Jeunes-Turcs (1913) – Vdekja e Stambollit, shënime në lidhje me qeverinë e xhonturqve » gjejmë një memorandum që i drejtohej Perandorisë Osmane (1911) nga luftëtarët shqiptarë.

Pse u strehuan bashkëkombasit tanë në malet e Shqipërisë ? Cilat ishin kërkesat e tyre ? A ishin ato koherente për Atdheun tonë ? Përgjigjet do t’i gjeni në shkrimin në vijim.

«Me anë të këtij memorandumi, ne, shqiptarët të strehuar në male, dëshirojmë të paralajmërojmë qeverinë e Perandorisë Osmane dhe gjithashtu botën e qytetëruar se arsyeja e vetme që na ka detyruar të marrim rrugën e malit është vetë qeveria osmane. Nëse ne nuk do të kishim braktisur shtëpitë tona për t’u strehuar në male, kush e di se sa prej nesh, dhe ndoshta të gjithë, do të vareshim apo dëboheshim. Krimi i ynë i vetëm është se ne jemi shqiptarë falë Zotit dhe se dëshirojmë të arsimohemi (edukohemi) në gjuhën tonë kombëtare dhe po ashtu të vdesim shqiptarë.

Please follow and like us: