Merkel: 2 milionë vota të manipuluara në referendum, Erdogan duhet të përgjigjet
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje Turqisë që t’i përgjigjet pyetjeve të ngritura nga mbikëqyrësit evropianë se referendumi i 16 prillit nuk u zhvillua në kushte të barabarta.
Raporti i OSBE-së dhe Këshillit të Evropës ka zbuluar se deri në 2.5 milionë vota mund të jenë manipuluara, duke i dhënë Erdoganit një fitore shumë të ngushtë.
“Qeveria turke duhet të shohë me kujdes këtë raport dhe t’i përgjigjet pyetjeve të ngritura në të,” ka thënë Merkel.
Kancelarja shtoi se Gjermania do të vëzhgojë me kujdes qasjen e Turqisë ndaj raporteve për parregullsi në referendumin historik te prillit.
Please follow and like us: