Albspirit

Media/News/Publishing

Meta-kandidat për President, LSI nis mbledhjen e firmave

Në një kohë që u dogj edhe raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës pa asnjë kandidat të paraqitur në pritje të arritjes së një marrëveshjeje me opozitën, duket se mazhoranës i ka sosur durimi.

Pas fjalimit të ashpër gjatë seancës së sotme nga ana e kreut të grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi që i apeloi kreparlanetarit Meta të procedojë për zgjedhjen e presidentit të ri ose të shpallen zgjedhjet e parakohshme, enigma e kandidatit të mazhorancës për kreun e ri të shtetit duket se është zbardhur.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur mbledhjen e firmave për kandidaturën e Ilir Metës në postin e presidentit. Nderkohe, rreth ores 19:30 pritet te mblidhet kryesia e PS ku besohet se do te zyrtarizohet kandidatura e perbashket e mazhorances, qe me shume gjase do te jete pikerisht kryeparlamentari Meta.

Please follow and like us: