Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendje e jashtëzakonshme në Shkup, protestuesit pushtojnë Kuvendin, gjakoset Zaev

Kuvendi i Maqedonisë është pushtuar nga protestuesit pas zgjedhjes së Talat Xhaferit, nga shumica e re parlamentare për kryetar të kuvendit.

Por ai nuk njihet nga VMRO- DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit.

Qindra protestues kanë hyrë në sallën kuvendore ndërsa nuk janë penguar në këtë veprim nga forcat policore.  Ndërkohë që ndërkombëtarët pritet të dalin në një seancë të jashtëzakonshme. Deputetët e VMRO DPMNE janë bashkuar me protestuesit. Protestuesit kanë pushtuar sallën e Kuvendit dhe brohorasin. Në kuvend kanë hyrë dhe Forcat e Nderhyrjes së Shpejtë. ” Disa persona ishin futur dhe me maska të zeza” informon gazetarja e Alsat në një raportim live.

Gjatë përplasjes deputet po zbrisnin nga pjesa e sipërme e hollit në sallën e pres-konferencave për shkaqe sigurie. Turma e protestuesve ka hyrë në press-konferencën duke i sulmuar deputetet. Situata kaotike vazhdon në ambientet e Kuvendit, në pamjet që po transmetohen vërehet i gjakosur lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Gjendje alarmante

Për momentin nuk raportohet për të plagosur apo viktima. Gjendja paraqitet alarmante pasi brenda Kuvendit ndodhen edhe deputetët të cilët nuk dihet nëse janë nën mbikqyrjen e sigurimit.

Aktit i ka paraprirë vendimi i LSDM-së dhe partive shqiptare BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, për të përfunduar konsituimin e Kuvendit.

Vendimi është kundërshtuar nga VMRO-ja, ndërsa si shkas kanë theksuar atë që njihet si Platformë e Tiranës me të cilin kjo parti prentendon se rrënohet karakteri unitar i shtetit.

Aktin e zgjedhjes së Xhaferit për kryeparlamentar VMRO-ja e quan grushtshtet.

Nga LSDM-ja kanë thënë se pretendimet e VMRO-së janë gënjeshtra dhe se garanci për karakterin unitar të shtetit është programi qeveritar tashmë i hartuar nga partitë e shumicës së re.

Please follow and like us: