Tensioni në Maqedoni, ja çfarë shkruan Gruevski
Pas dhunës dhe kaosit qe ka shpërthyer në Parlamentin e Maqedonisë, ku protestuesit kane hyre me force ne Kuvend, ka reaguar kryetari i VMRO-DMNE, Nikolla Gruevski.
Me ane te nje statusi ne ‘Facebook”, ai shkruan: “Dhuna nuk është zgjidhje dhe është e nevojshme ulja e tensioneve. Bëj thirrje që populli të përmbahet dhe të mos bjerë pre e provokimeve të atyre që dëshirojnë ta fusin shtetin në një krizë më të thellë dhe të plotësojnë skenarin e tyre”, shkruan Gruevski në Facebook.
Tensionet nisën kur në krye të Parlamentit të Maqedonisë u zgjodh për herë të parë një shqiptar, Talat Xhaferi.
Please follow and like us: