Qeveria miraton pension të posaçëm për familjarët e Andrea Stefanit
Qeveria ka miratuar dhënien e një pensioni të posaçëm për familjarët e ish-gazetarit të ndarë nga jeta pak muaj më parë, Andrea Stefani.
Vendimi është marrë një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Sipas këtij vendimi, qëllimi është që të ofrohet mbështetje financiare për familjarët e të ndjerit Andrea Stefani.
VKM
21. Për dhënie pensioni të posaçëm familjarëve në ngarkim të të ndjerit Andrea Stefani.
MINISTRI I KULTURËS
Qëllimi i këtij projektvendimi është që të ofrojë mbështetje financiare për familjarët e të ndjerit Andrea Stefani, i cili u nda nga jeta para kohe për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme. Andrea Stefani ka qenë kryeredaktori themelues i së përditshmes “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”. Ai ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e demokratizimin e vendit duke qenë mjaft i pranishëm në debatet televizive dhe në shkrime në disa të përditshme. Tre vite më parë ai botoi “Komploti kundër lirisë”, një libër publicist që tentoi t’i kthejë përgjigje pyetjes së sfidës mes lindjes e perëndimit dhe tranzicionit shqiptar.