Basha: Skenari maqedonas nuk ka vend në Shqipëri
Lulzim Basha ka deklaruar se në Shqipëri nuk mund të ndodh ajo që po ndodh në sot Maqedoni.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se a rrezikon Shqipëria të kthehet në të njëjtën situatë si ajo në Maqedoni, Basha ka deklaruar se kjo nuk ka mundësi të ndodhë.
Sipas Bashës, vendet nuk ndodhen në kushte të njëjta politike.
“Është një ngjarje shumë e rëndë dhe tronditëse. Edhe më tronditëse për ne shqiptarët duke qenë që edhe një numër deputetësh shqiptarë janë sulmuar fizikisht”,- u shpreh Lulzim Basha.
Po ashtu Basha ka shprehur mbështetjen për shqiptarët e Maqedonisë dhe për faktorët politike shqiptarë, duke i ftuar ata të qëndrojnë së bashku.
Please follow and like us: