Albspirit

Media/News/Publishing

LSI propozon kandidate për deputete vajzën e ish-kryetares së Gjykatës së Lartë

Në krye të listës së kandidatëve të LSI-së në Qarkun e Kukësit vjen një emër i ri, por që ngre shumë pikëpyetje. Përpara se të largohej nga kreu i LSI-së, Ilir Meta hodhi firmën për listat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 18 qershorit. Kukësin e kryeson Selvi Beçaj, vajza e ish-kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj. Kjo e fundit ishte në detyrë në kohën që në këtë gjykatë kaloi procesi i shumëpërfolur i videos Meta-Prifti për të cilën kreu i LSI-së u shpall i pafajshëm me një votim unanim 5-0 të gjyqtarëve Ardian Dvorani, Majlinda Andrea, Guxim Zenelaj, Ardiana Fullani dhe Gani Dizdari. Selvi Beçaj ka pasur një përvojë punë ne ministrinë e jashtme.
Lista e LSI Qarku Kukës
1    SELVI RAMADAN BEÇAJ
2    SOKOL REXHEP PONARI
3    DEM AZEM BRATI

Please follow and like us: