Denion Meidani: Sot Partia Socialiste vdiq
U mbyll regjistrimi i listave te partive per zgjedhjet e 18 Qershorit. Ne 2013 konkuruan 66 parti. Per 2017 jane regjistruar vetem 12 parti. Mesa duket, sipas origjines, as dhe nje parti e vetme nuk vjen nga opozita. Mes te regjistruarave edhe Partia Komuniste qe, me perjashtim te disa viteve pas fillimit te tranzicionit politik, nuk mungon prej gjysem shekulli, Socialdemokratet e Gjinushit por tanime dhe te Doshit, Camet e Dodes dhe besnik te Qifes, LSI qe sot e tutje do te mbaje formalisht emrin e Vasilit, Socialistet me “internet” te Blushit, Bojaxhiu me Sfiden e dyte dhe MEGA me mbeshtetjen e atyre qarqeve qe i duhet gjithmone nje alternative ne loje, sigurisht pa harruar Topin e te tjere, qe ende nuk kuptohet nese iu bashkengjiten abstenimit apo ata qe nuk mblodhen dot firmat per tu regjistruar.
Partia Socialiste vdiq. Driteroi vdiq, por fjala e tij eshte po aq e gjalle dhe kuptimplote. Ne kongresin e transformimit te PP-se ne PS, ai iu tha te gjithe atyre ne rreshtat e dyte se dhe ata nuk ndryshonin prej atyre te reshtit te pare apo te podiumit e mbeteshin te pareformueshem. Edhe tani, ne listen e fundit jane te perfaqesuar shume nga pinjollet e atyre rreshtave te atij kongresi, sipas nje Katovice alla Rilindje. Ata qe realisht e themeluan apo e transformuan PS u larguan pa ceremoni, pervec Rucit qe ne menyre “dialektike” ben gjithmone pershtatjen dhe e ka gati veshjen per cdo rast, vaki e arrati. Profesoret, intelektualet e vertete, qe dikur drejtonin socialistet e ishin timonieret me te mire per fatet e vendit u qeruan nga kryerilindesi, m’u ne fytyre dhe me aprovimin e disa te mbeturve qe dikur perkohesisht e shpetuan lekuren. Nje pyetje e pare, ne keto kushte, eshte: kush ka mbetur socialist i vertete ne listat rilindase te PS-se? Por, po aq e rendesishme eshte dhe pyetja tjeter: per ke do te votojne socialistet e vertete, aq dhe te lene te shkrete? Po qytetaria? A mund te jene keto zgjedhje model? Madje, sa dhe te ngulet kembe qe dhe te mbahen me cdo kusht ne 18 Qershor! A do te njiheshin ato, keshtu sic rodhen ngjarjet, nga OSBE-ODHIR e nderkombetaret?
Mesa shihet, asnje parti opozitare nuk u ble dot nga mazhoranca per t’u rras ne kete garen e sajuar, pa opozite reale! Por, propaganda e krijimit te opozites shkon akoma me tej. Sipas saj, edhe presidenti eshte i opozites, pavaresisht qe ajo as nuk e kerkoi, as nuk e votoi, as nuk e mirekuptoi dhe as nuk e bekoi.
Era demokraci ka filluar te mos fryje me ne politike e media, se ajo ne shtet ka kohe qe nuk ndihet fare. Sot, çuditerisht, fati i Maqedonise, edhe mbas ngjarjeve te shemtuara ne parlamentin maqedonas, mund te duket me i mire , ne keto momente, po te krahasohet me ate qe na pret ne ditet, javet e muajt ne vijim ketu ne Shqiperine drejt politikes njengjyreshe, me Shqiperine pa perfaqesim te me shume se gjysmes se popullsise ne kuvend…