Albspirit

Media/News/Publishing

Shtëpia e Bardhë nuk e dinte për zgjedhjen e Talat Xhaferit në Maqedoni

Chris Deliso

As Shtëpia e Bardhë as Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk ishin njoftuar më parë se ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess Baily, po planifikonte të njihte kryetarin e ri të parlamentit, gjatë një seance kaotike, që shkatërrua nga protestat e dhunshme të së cenjtes.

Një nga zyrtarët e Administratës Obama, Hoyt Yee  mbërrin ditën e sotme në Maqedoni për të mbështetur Baily duke i dhënë bekimin zyrtare kryeparlamentarit të “shpallur” nga SHBA-ja, një veprim që ngre pikëpyetje shumë serioze se kush po drejton e politikën e jashtme të Amerikës, në një kohë Kur Ballkani është gati të shpërthejë si nga nacionalizmi në rritje, ashtu edhe nga ndërhyrjet e pafundme politikës së jashtme. Por kjo strategji,  gjithashtu ngre pyetje shumë serioze për dëmin që i ka shkaktuar Baily diplomacisë amerikane në Maqedoni që nga fillimi i krizës në fillim të vitit 2015.

“Grusht shteti” brenda Ambasadës Amerikane në Maqedoni?

Administrata Trump u”befasua” nga vendimi i Ambasadës amerikane, dhe ashtu si shumë zyrtarë amerikanë të nivelit të larte, as NSC-ja nuk ishte e lumtur me rezultatin. Burime të rëndësishme nga Evropa dhe SHBA-ja sugjerojë  se Baily, amerikani më e papëlqyer që ka shkelur ndonjëherë  në Maqedoni, po punon një në bllokadë me ish zyrtarët e Shtetit të Administratës Obama dhe USAID-in.

Deri më sot, Ambasada Amerikane nuk ka reaguar pozitivisht pyetjet tona se kush e  autorizoi vendimin e Baily dhe kush është përgjegjës për vizitën papritur të Yee.

Pse mbështeti Baily zgjedhjen e Talat Xhaferit?

Ngjarjet e të enjtes në mbrëmje, duket se ishin koordinuar me kujdes: Diplomatët amerikanë dhe ata evropianë  përgëzuan menjëherë ‘zgjedhjen’ e Talat Xhaferit, një ish-anëtar i UÇK-së, si hapin e parë të nevojshëm për Formojnë një qeverie më të qëndrueshme.

Procedurat ndodhën në një dhomën anësore të Kuvendit, me votim me zë, pa shënime të shkruara, në të cilat u përfshi edhe këndimi i himnit kombëtar shqiptar. Sipas ligjit vendor, kryeparlamentari bëhet president kombëtar në rast se presidenti rrëzohet ose vritet.

Nuk është e pamundur që LSDM-ja të mundohet të rrëzojë Presidentin Ivanov për ta bërë realitet një rezultat të tillë. Presidenti kontrollon forcat e armatosura dhe agjencitë e huaja të inteligjencës.

Për Baily, pacifizmi i qëndrueshëm maqedonas,  kishte qenë një “shqetësim i madh”. Tubimet e “Mbrëmjes së Bashkuar  për Maqedoninë” ishin krejtësisht paqësore, ndryshe nga revolucioni i vitit të kaluar, i drejtuar nga USAID-i dhe i financuar nga aktivistët pro-SDSM-së. Por rivalët e këtij viti kanë kërcënuar gjatë se do të hyjnë në parlament nëse opozita përpiqej të zgjidhte kryetarin,  pa hequr dorë nga Platforma e Tiranës (një grup kërkesash të hartuara në zyrën e Kryeministrit shqiptar,  Edi Rama). Ky paralajmërim ofroi një mundësi të përkryer për Baily dhe aleatët e tij, që të krijonuin një skenar që do të garantonte një rezultat të dhunshëm , dhe kështu të diskreditonte lëvizjen publike autentike dhe paqësore.

Kush e autorizoi vendimin e Baily?

Me asnjë përgjigje zyrtare nga Ambasada, është e pamundur të dihet se kush e ka udhëzuar Baily të njihte zgjedhjen e  Xhaferit. Nuk kishte asnjë emergjencë të madhe për të zgjedhur një kryeparlamentar, pasi vendi ndodhej në gjendje të stabilizuar, ndërkohë që negociatat janë ende në vazhdim e sipër. Por për çfarëdo arsye, Baily ishte i vendosur të arrinte një rezultat.

“Balkanalysis.com” informoi stafin e Ambasadës se nëse nuk merrnin një përgjigje nga ana e tyre, duhet të supozohet se Baily aprovoi Xhaferin me vullnetit e tij personal. Deri më sot ata nuk kanë deklaruar ndryshe,

Masa strategjike që do të ndërmarrë Baily?

Ndërkohë që misionin lokal i USAID-it është vënë tashmë nën hetim nga Senati dhe Kongresi Amerikan, për keqpërdorim të fondeve publike (për të mos përmendur padinë e Gjyqësorit kundër USAID—it), zgjidhjet e vetme të Baily janë dy: më shumë dhunë për të imponuar një keqmenaxhim të mëtejshëm të situatës (e cila është negative për Interesat amerikane), dhe mbulim  politik nga Yee.

Pas largimit të aleatëve si ish-zëdhënësi i shtetit, Mark Toner, tani do të bëhet më e vështirë për Baily dhe Ambasadën që të marrin miratimet pro-majtiste nga Uashington, as më pak për veprime që kanë zemëruar dhe tjetërsuar shumicën e maqedonasve që nga fillimi i krizës më janar të  2015-ës.

Që nga zgjedhja e Donald Trump, Baily është bërë “tabelë qitjeje” për maqedonasit vendas , që përkrahin konservatorët e VMRO-DPMNE. Zgjedhja  Trump thuhet se ka tmerruar Baily, së pari për karrierën e tij dhe së dyti për ndryshime të  mundshme në Maqedoni. Megjithatë, administrata amerikane i ka dhënë atij aq hapësirë ??sa për të “marrë frymëm” dhe ai duket se ndjen se ende mund të veprojë pa u ndëshkuar.

Sidoqoftë, Baily është bërë shumë më i qetë që nga nëntori i vitit 2016, kur është mbështetur nga aleatë evropianë, zyrtarë të NATO-s dhe të OSBE-së, si dhe media pro-majtiste .

Vizita e Hoyt Yee një tregues i mëtejshëm i tranzicionit politik

Deklarata zyrtare për shtyp e Ambasadës Amerikane në Maqedoni  në lidhje me vizitën e  Yee më 30 prill dhe 1 maj tregon se të paktën vetë Baily dhe aleatët e tyre po përgatitin  terrenin për një qeveri të re, të udhëhequr nga LSDM-ja jopopullore dhe një sërë partish shqiptare. Një qeveri e tillë do të ishte me fat nëse do të zgjasë gjashtë muaj dhe me siguri do të thellonte krizën deri në shpërthimin e luftës civile.

Ka nga ata qe do e prisnin me kënaqësi një rezultat të tillë, por kjo është një tjetër histori. Për momentin,  itinerari i vizitës së  Yee tregon se cilët janë lojtarët e fuqishëm  që shpresojnë t’i bashkohen vizionit të Baily për një Maqedoni të re dhe të përmirësuar. Kjo është deklarata zyrtare e Ambasadës, e publikuar  më 29 prill.

Hoyt Brian Yee, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, do të vizitojë Republikën e Maqedonisë më 30 prill dhe 1 maj 2017. Zëvendës Ndihmës Sekretari Yee do të takohet me Presidentin Gjorge Ivanov, Kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, udhëheqësit e partive politike Nikola Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Bilal Kasami, Vesel Memedi dhe Menduh Thaçi, si dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe komuniteteve diplomatike. Së bashku ata do të diskutojnë formimin e qeverisë, marrëdhëniet dypalëshe dhe reformat e nevojshme për integrimin euro-atllantik”.

Interesat e SHBA-së dhe stabiliteti i rajonit po vihen në rrezik

Nga ky formulim, është shumë e qartë se ambasada amerikane në Shkup po procedon sikur të mos ketë ndodhur asgjë e pazakontë. Duke iu referuar zyrtarisht Xhaferit si kryetar Parlamenti, Ambasada po e lë “jashtë loje” Departamentin amerikan të Shtetit,  Shtëpinë e Bardhë dhe NSC –në, të cilat që nuk janë informuar për këto lëvizje.

Ky  tranzicion politik është kryer jashtë të gjitha procedurave parlamentare dhe në kundërshtim me ‘Neni 82.1” të   Kushtetutës maqedonase (lidhur me detyrimin e presidentit për të mbështetur karakterin unitar të shtetit dhe integritetin territorial).

Rezultati do të jetë ose që Baily të tërhiqet nga  grushti që po organizon brenda ambasadës dhe të largohet  për një post më të madh, ose t’u thuhet që të ndryshojë kursin që po ndërmerr , nga nivele më të larta.

Është e pakonceptueshme që pasi të ketë investuar gjithë ato përpjekje  diplomatike për tre vjet rresht për të vënë në pushtet LSDM-në me çdo mjet të mundshëm , Baily të tërhiqet kaq lehtë . Për ta bërë këtë, do të duhet një mesazh shumë i fortë nga Administrata Trump, i cili do të ishte si një poshtërim total, për një diplomat karriere,  tashmë i poshtëruar disa herë.

Duket se situata në Maqedoni po shkon drejt negociatave të reja, ose një qeverisjeje, e cila jo vetëm që nuk do të funksionojë, por që do të dëmtojë edhe më tej  marrëdhëniet e Amerikës me Maqedoninë si dhe stabilitetin rajonal. Vendet fqinje si Greqia, Serbia dhe Mali i Zi janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar nga kërkesat e liderëve shqiptarë për një “Shqipëri të Madhe”.

Tragjedia e madhe e një rezultati të tillë do të ishte plotësisht e shmangshme. Por nëse nuk mbizotëron kërkesa popullore për zgjedhje të reja dhe për regjistrim të popullsisë (i shtyrë disa here), kriza ka gjasa të intensifikohet. Dhe SHBA-ja nuk do të ketë askënd për të fajësuar, përveçse diplomatëve të saj të fshehtë. /Balkanalysis/

Please follow and like us: