Mesazhi i papritur i Dritan Priftit: Nuk kandidoj nga sëmundja
Ish-deputeti dhe ish-ministri Dritan Prifti ka habitur me nje mesazh te publikuar ne rrjetet sociale.
Ai shprehet pas publikimit te listave te kandidateve per deputete, se do te donte te kandidonte por kete ia ben te pamundur nje semundje per te cilen ai thote se po kurohet tani e nje vit. Dritan Prifti megjithate duket se mbeshtet opoziten kur u ben thirrje qytetareve te mos dalin ne votime ndersa thote se zgjedhjet pa opoziten do te perseriten shpejt.
Ja mesazhi i Dritan Priftit:
Pershendetje miqte e mi.
E di qe jeni kurioz te dini nese une do kandidoj ne zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk do kishte kenaqesi me te madhe per mua sesa te kisha mundesi te kandidoja dhe perfaqesoja perseri Ju ne politike. Por nuk mundem fizikisht.
Kam mbi nje vit qe luftoj me nje semundje agresive dhe te veshtire gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk me jep mundesi te shkeputem per fushate. Kam bindjen qe do ta kaloj dhe kete siklet shpejt.
Nuk dua te merziteni. Keto zgjedhje nga menyra si po behen, pa opoziten, do deshtojne dhe do riperseriten shpejt. Lutjuni Zotit nese besoni qe une ta kaloj shpejt kete semundje dhe te jemi bashke ne momentin me te pare.
Une nuk do votoj ne keto zgjedhje. Nuk mendoj se dhe ju keni motiv te votoni. Shqiperia ka ecur mbrapa drejt varferimit dhe mungeses se demokracise. Megjithate askush nuk mendon per ju, nese nuk mendoni per vete. Nese do votoni, bejeni per interesin tuaj dhe askujt tjeter.
Ju perqafoj
Dritan Prifti