Albspirit

Media/News/Publishing

Renzi rikthehet fitimtar: Fillim i ri,të mposhtim populizmin

Ish kryeministri Matteo Renzi rikthehet fitimtar në Partinë Demokratike, pasi fitoi primaret brenda kësaj force politike.

Rreth 2 milionë mbështetës të Partisë Demokratike votuan për të zgjedhur kreun e tyre të ri, ku Renzi arriti të triumfonte me mbi 70%.

Renzi ishte në garë me dy figura të rëndësishme të të majtës Andrea Orlandon, aktualisht Ministër i Drejtësisë në qeverinë e Paolo Gentilonit, e Michele Emiliano, Guvernator i rajonit të Puglias.

“Sot nis një histori totalisht e re për PD, nis historia e një partie të re drejt së ardhmes. Do të përpiqemi të bëjmë një koalicion të madh me qytetarët e jo me partitë që nuk prezantojnë as vetveten. Mos keni frikë nga demokracia, nga votimi, nga primaret.Sot kemi arritur një gjë të jashtëzakonshme. Një përgjegjësi të jashtëzakonshme! Demokracia është mundësia për të zgjedhur e faleminderit të gjithëve. Të gjithë flasin për populizëm, por alternativa nuk është në sallonin e pritjes apo në rrjetet sociale, por tek populli. Do të përpiqemi të bëjmë një koalicion të madh”  u shpreh ish kryeministri pas zgjedhjes.

Më 5 dhjetor të 2016, Matteo Renzi, dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit për shkak të humbjes në referendumin mbi reformën kushtetuese.

Tashmë ai do të drejtojë partinë drejt zgjedhjeve parlamentare të majit 2018 ku sipas sondazheve partia e tij ka pësuar ulje pas aktivizimit të fuqishëm të  Lëvizjes 5yjet te drejtuar nga komediani Beppe Grillo.

Please follow and like us: