Lista e të burgosurve që i fali presidenti
Presidenca e Republikës së Kosovës ka publikuar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e faljes për të burgosurit që kanë bërë kërkesë që t’u falet dënimi.
Sipas dekretit të presidentit, i cili ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit, më 28 prill, dënimet u falen këtyre personave:
- Ali M. Rugova, i falet pjesa e mbetur e dënimit;
- Armet H. Hamiti, i falet pjesa e mbetur e dënimit;
- Dalibor C. Trifunoviq, i falet pjesa e mbetur e dënimit;
- Daut S. Sadriu, i falen 6 muaj;
- Demokrat Z. Ahmeti, i falen 9 muaj;
- Ejup Y. Muharremi, i falet pjesa e mbetur e dënimit;
- Fehmi Z. Kukiqi, i falen 6 muaj;
- Hajdar M. Dili, i falen 12 muaj;
- Hajdar N. Muqiqi, i falen 12 muaj;
- Jaha G. Hasani, i falen 12 muaj;
- Osman Z. Zymberi, i falen 12 muaj;
- Sahadete F. Elezi, i falen 12 muaj.
Ministrisë së Drejtësisë i kërkohet që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës që të njoftojë personat e dënuar që kanë bërë kërkesë për falje, duke u bazuar në këtë dekret.
Please follow and like us: