Bujar Nishani, vizitë zyrtare në Kosovë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë. Nishani ka mbërritur në Prishtinë mbrëmjen e kaluar dhe nga sot pritet të fillojë vizitën zyrtare.
Ai do të takohet me homologun kosovar, Hashim Thaçi, ku para takimit në Sheshin “Ibrahim Rugova” do t’i bëhet pritje ceremoniale nga Grada e Nderit e FSK-së. Bujar Nishani gjatë ditës do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.
Ndërkohë gjatë të premtes, në Asamblenë Komunale të Drenasit, mbahet ceremonia e seancës solemne, ku Presidenti Nishani do të shpallet “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”.
Please follow and like us: