Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA, Senati lëshon fletëthirrje për ish-këshilltarin e Trump

Komisioni për shërbimet e inteligjencës në Senatin amerikan ka lëshuar një thirrje për ish-këshilltarin e presidentit Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flynn.

Thirrja në fjalë është lëshuar për dokumente që kanë të bëjnë me ndërveprimet e tij me zyrtarët rusë.

Thirrja vjen pasi avokati i Flynn, Robert Kelner, paralajmëroi panelin e komisionit se nuk do të ofronte dokumente në lidhje me kërkesën e tij të 28 prillit. Avokati i Flynn refuzoi gjithashtu të komentonte çështjen për CNN.

Thirrja vjen në një kohë pasi hetuesit e Senatit kanë ecur përpara në mënyrë agresive me hetimin e tyre pas muajsh të tërë pune në terren dhe vetëm pak ditë pasi ish-drejtori i FBI-së, James Comey lajmëroi anëtarët e panelit të komisionit se Byroja po kryente një hetim të sajin.

Senatori James Lankford, anëtar i panelit, tha për Fox News se komisioni kishte kërkuar një seri dokumentash. “Ai nuk na i ofrojë këto dokumente, kështu që ne kemi kërkuar ato dhe presim që të na jepen”, tha Lankford.

Flynn është një nga 4 ish-këshilltarët e Trump që hetuesit e Senatit i kanë bërë thirrje për t’u paraqitur. Tre të tjerët janë ish-këshilltari për politikën e jashtme gjatë fushatës elektorale Carter Page, ish-kryetari i fushatës Paul Manafort dhe ish-këshilltari tjetër Roger Stone.

Please follow and like us: