Komisioni Evropian: Nuk tolerojmë kërcënimet për të intimiduar drejtuesen e BE
Komisioni Evropian deklaroi se nuk do të tolerojë kërcënime për të intimiduar drejtuesen e BE-së në Shqipëri dhe stafin e delegacionit.
Në një prononcim për BIRN, Komisioni Evropian ka reaguar pas kërcenimeve të bëra në adresë të ambasadorës së BE-së në Tiranë Romana Vlahutin.
“Thirrjet për dhunë dhe gjuha e urrejtjes janë të papranueshme. Kërcënimet synojnë të firkësojnë amabsadoren që të bëj punën e saj, e cila vitin e fundit është fokusuar tek Reforma në Drejtësi në Shqipëri.Bashkimi Evropian shpreson se opinion publik shqiptar do të jetë në anën e ambasadores në këtë betejë, dhe të dënojë gjuhën e urrejtjes dhe përpjekjet për të frikësuar diplomaten e lartë”, thuhet në deklaratë.
Gazetari Kastriot Myftaraj, u arrestua më herët pasi bëri thirrje për vrasjen e ambasadores së BE-së Romana Vlahutin.
Fill pas kësaj ngjarje, shkrimtari i madh Ismail Kadare i cili përmes një letre personale i kërkoi ndjesë deri në përulësi ambasadores Vlahutin.