Albspirit

Media/News/Publishing

Portugalia triumfon për herë të parë në Eurovizion

Portugalia u shpall për herë të parë fituese në Eurovizion dje në mbrëmje në Kiev, duke u pozionuar përpara Bullgarisë me një baladë melankolike në kontrast me magjinë që përcjellë zakonisht shfaqja e ndjekur nga rreth 200 milionë teleshikues.

Salvador Sobral, këngëtari 27 vjeçar në pritje për një transplantim të zemrës për shkak të insufiçencës kardiake, përloti po aq jurinë e profesionistëve sa edhe publikun e konkursit që zhvillohet për të gjashtëdhjetin vit, me këngën e tij të rrymës xhaz, mjaft e ndjerë “Amar Pelos Dois” (Të dashurosh për dy), kompozuar nga motra e tij Luisa.

“Kjo është një fitore për muzikë”, u shpreh artisti i ri me flokë të gjata ngjyrë të zezë në momentin e shpalljes së fituesit. Muzika nuk është një fishekzjarr, është ndjenjë.

Portugalia u pozicionua para Bullgarisë, që surprizoi me një adoshelent 17 vjeçar i lindur në Moskë dhe i formuar në disa talent show-u në Rusi, Kristian Kostov, dhe më pas Moldavia.

Please follow and like us: