Albspirit

Media/News/Publishing

Rrezart Lahi: Llogaritë bankare të kryetarëve

Ne vitin 1990 të rinjtë iknin për të bërë ca para e për ty kthyer sërish. Tani edhe ata që kanë mjaftueshëm para duan të ikin për të mos u kthyer më. Kjo vjen të paktën nga dy arsye: Nga pasiguria dhe nga padrejtësia. Nga pasiguria se çdo gjë ndryshon me një urdhër me telefon. Nga padrejtësia pasi cdo konkurs është I zhdrejtë, si për punë në administrate, si për konkurim në tendera publik si përballë policisë apo gjykatësit.

Në 90 shqiptarët luftonin për lirinë. Tani luftojnë për bukën e gojës. Nuk kanë gojë të flasin më për korrupsionin. Kur ishte Nano me duar të pista fliste Berisha për duar të pastra. Kur Berisha bënte pazare, Rama premtonte një shtet pa korrupsion. Tani edhe ky i fundit hesht. Ndërsa Meta nuk fliste fare kundra korrupsionit se ashtu e kishte hallin. Tani të tre flasin për çdo gjë por jo për tenderat që bëhen me rryshfete, ilaçet që futen përmes procedurave të dyshimta apo ushqimin kancerogjen që po mbyt çdo ditë.

As për varfërinë. Janë zhytur në luksin e makina e zyrave të parfumosura dhe nuk e kuptojnë sesi mund të mbyllet muaji me 100 euro apo më pak. E askush nga to s’ka gojë të flasë. Se të varfrit skanë zë. Se të varfërit nuk u krijuan këta katër vjet. I shtypën, i taksuan, i falimentuan, i dhunuan. Ia lanë varferinë trashegimni, brez pas brezi, pa i lënë mundësi të ecnin përpara.

Pse ndodh kjo? Pse jemi vendi me rrogat më të ulëta në rajon? Pse jemi vendi me emigracionin më të lartë, ku 1/3 e shqiptarëve u detyruan të lënë të afermit, shtëpite e vendlindjen e tyre? Çfarë gjëje të rëndë duhet ti besh dikujt t’a bësh të largohet nga shtëpia e tij?

Eshte ti heqësh shpresën se do jetojë i lumtur. Këta politikanë e kanë kthyer Shqipërinë në një vend të palumtur e të pashpresë.

Akoma do ti votojmë? Akoma do t’i provojmë? Akoma do bejme teste? Ne nuk jetojmë 300 vjet që të themi “ska gjë, po presim edhe 8 vjet të shohim si do ecin punët. Ne nuk presim më. Nuk ka me kohë. Shqiptarët duhet t’a kuptojnë. Shqiptarëve duhet t’ja shpjegojnë. Shqiptarët duhet të shkunden. Shqiptaret duhet të refuzojnë nënshtrimin. Shqiptarët duhet të ndryshojnë rrënjesisht nga e para kastën politike. Të fillojnë të votojne ca të rinj. Le te mos kenë eksperiencen e Rames, Berishës, Bashës apo Metës…madje shyqyr. Edhe nese s’kemi besim të paktën e kemi një mundësi për ndryshim. Le të ftojmë qindra qytetare të krijojnë një, dy, tre apo katër grupime të reja politike dhe të votojme të gjithë këta. Sepse ulkojnjat e vjetra nuk bëhen dot dele për popullin. Llogaria më e madhe bankare e këtyre politikanëve profesionistë nuk janë paratë që kanë shtypur në xhepa por besimi se asgjë e mirë smund të dalë nga qytetarët.

Please follow and like us: