Shpresë e re për Evropën
Merkel dhe Macron i bëjnë Evropës një premtim të përbashkët, gjë që është shumë e mirë, mendon Christoph Strack.
Skena të tilla janë të rralla ndër mysafirët e lartë në Kancelarinë Federale. Kur limuzina e presidentit të ri francez hyri në në oborre dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i uroi mirëseardhjen, njerëz të mbledhur rreth gardhit shpërthyen në duartrokitje. Në fakt kjo është një vizitë pune, por ajo shoqërohet nga një atmosferë e rrallë.
“Çdo fillim përmban në vetvete një magji” me këtë cilat nga shkrimtari Hermann Hesse kancelarja Merkel ia preu shtypit hovin e pazakontë. Me stilin e saj pragmatik Kancelarja shtoi se magjia vazhdon të mbetet vetëm kur pasojnë rezultate. Por magjia sigurisht është e pranishme. Emmanuel Macron ka përpara probleme të mëdha – dhe edhe më të mëdha janë pritshmëritë ndaj tij, si në Bruksel, dhe sidomos në Berlin.
Dy herë ka qenë Macron në Berlin para se të zgjidhej president. Në janar atë shkuan për ta dëgjuar në një auditor të mbushur me njerëz në Universitetin Humboldt vetëm disa të politikanë nga Partia e të Gjelbërve si Joshka Fisher dhe Daniel Cohn-Bendit. Në mars ai la në hije Sigmar Gabrielin gjatë një takimi në Hertie School of Governance. Në të dy rastet Macroni i frymëzoi dëgjuesit e tij kryesisht të rinj me një përzierje mes realizmit të kthjellët dhe besimit tek Evropa.
Evropa është një “thesar” dhe Macroni i shton magji të re
Macroni theksoi sërish se është pro “projektit evropian dhe bashkëpunimit gjermano-francez.” Të tilla fjalë në vorbullën e euroskeptikëve i pëlqejnë kancelares Merkel. Ajo e quan Evropën “thesar” dhe pas takimit me Macronin – presidentin e katërt francez, që përjeton si Kancelare – se është e hapur për të reformuar eurozonën, e hapur ndaj ndryshimeve të Traktatit të BE-së, e interesuar për forcimin e bashkimit monetar, e hapur për të harmonizuar tatimet e sipërmarrjeve dhe për shkëmbime në fushën e trajnimeve dhe të integrimit.
Kështu ata që të dy nxisin shpresa dhe angazhohen. Dhe kjo është një gjë e mirë në një kohë kur shumë antievropianë janë në pushtet në Evropë dhe ndjekin një politikë populiste, ndërkohë që mjaft njerëz dalin në shumë qytete gjermane në rrugë për përkrahur thesarin Evropë. Politika duhet ta shfrytëzojë tani momentin pro Evropës që ekziston tani pas zgjedhjeve të fundit në Holandë dhe Francë.
Macroni i hyn rrezikut
Por me deklaratat e tij dhe afërsinë ndaj kancelares Merkel Macroni i hyn një rreziku jo të vogël në njoftimet e saj . Në qershor në Francë zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Dhe me premtimet dhe gjestet e solidaritetit nga Berlini, ai mund të mbledhë pikë, por edhe të bëhet objekt sulmesh. Por Macroni e di se Franca duhet të bëjë një herë detyrat e shtëpisë dhe ai dëshiron që këtë ta bëjë me partnerët evropianë dhe me Gjermaninë.