Albspirit

Media/News/Publishing

Grupimi “Dhjetor 90” përshëndet marrëveshjen e liderit demokrat

 

Në një deklaratë për mediat grupimi “Dhjetor 90” përshendet marrëveshjen e arritur nga Kryetari i Partisë Demokratike dhe i opozitës shqiptare zoti Lulzim Basha me Kryeministrin në detyrë, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë zotit Edi Rama.

 

Deklarata e plotë

Grupimi”Dhjetor 90” përshendet marrëveshjen e arritur nga Kryetari i Partisë Demokratike dhe i opozitës shqiptare zoti Lulzim Basha me Kryeministrin në detyrë, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë zotit Edi Rama. Arritja e kësaj marrëveshje shmangu një konflikt social shumë të rrezikshëm dhe krejtësisht të panevojshëm ndër shqiptarë, konflikt i afruar nga keq qeverisja dhe abuzimi eksterm me pushtetin i mazhorances së rilindjes e cila në këto katër vite e largoj vendin nga rruga europiane e integrimit më shumë se kurrë në këto 27 vite pluralizëm politik.
Grupimi ynë ishte pjesë integrale e protestës 90 ditëshe të opozitës shqiptarë për kauzën e shejtë të votës së lirë. Përmes këtij njoftimi dëshiroj t’iu përcjellë mirënjohjen time të thellë gjithë anëtarësisë tonë nga Gjirokastra në Tropojë, nga Korca në Durrës për pjesëmarrjen active dhe të përditshme në Cadrën e Lirisë, prezenca e perhershme e protagonistëve të dhjetorit 90 i dha dinjitet, vlerë dhe peshë protestës historike të opozitës shqiptarë.
Gjithashtu me këtë rast shpreh mirënjohjen e pa kufi për të gjithë ata qytetarë të rinjë e të reja, burra e gra që për tre muaj sfiduan frikën, presionet, shantazhet, kërcënimet dhe me qëndresën e tyre ja dolën ta thyejnë arrogancën e mazhorancës , ja dolën ta ulin atë në tryezën dialogut.
Vlerësimi ynë për angazhimin e SHBA-ve në zgjidhjen e krizës që kishte mbërthyer vendin është maksimal. Ne si gjithmonë i jemi mirënjohës Amerikës për gjithcka ka bërë për Shqipërinë dhe kombin shqiptarë që nga Presidenti Wilson dhe deri tek President Tramp. Mirënjohja për zotin Yee i cili i vuri pikat mbi “i” sagës së opozitës dhe i dha fund arrogancës së mazhorancës dhe i celi rrugën finale marrëveshjes është e thellë dhe shumë e ndjerë për ne dhe për gjithë shqiptarët, ajo është mirënjohje për Amerikën, aleaten tonë strategjike.
Pa dyshim edhe roli i zotit McAllister meriton respekt dhe vlerësim të posaçëm, ai me përsonalitetin e tij të padiskutueshëm në kulmin e krizës mes arrogancës së mazhorancës dhe durimit stoik të protestuesve hodhi paketën e kompromisit, paketë e cila tregonte që ai jo vetëm e njihte shumë mirë situaten e kriminalizimit të pushtetit në Shqipëri, por edhe masat me të cilën mund ta shuante mllefin në rritje të protestuesve.
Në të njëjtën kohë ne s’mund ta neglizhojmë përçmimin që ndjejmë për shumë diplomatë dhe zyrtarë të lartë të BE-së dhe vendeve te tjera të vecanta, një pjesë e të cilëve fatkeqësisht nuk e duan Shqipërinë, një pjesë tjetër për fatin e tyre të keq jo se nuk e duan Shqiperine dhe integrimin e saj në Europe por janë zhytur dhe notojnë në vaskën e korrupsionit, krimit dhe drogës që ka ndërtuar klani i shumicës që drejton mazhorancën aktuale.
Gjithashtu duam të shprehim vleresimin dhe respektin tonë për kryetaret e Partive të opozitës të cilët me qëndresën e tyre për të mos u shantazhuar nga “ofertat” e overdozave të mazhorancës së kanabisit ja dolën ta delegjitimojnë procesin farsë zgjedhor që po planifikonte mazhoranca e kanabisit.
Dhe së fundi një vlerësim për Lulzim Bashën i cili me urtesine e tij prej celiku ja doli ta thyeje arrogancen e Edi Rames dhe mazhorances se tij .
Tani atij i mbetet të materializoj atë që ka premtuar për 90 ditë në Çadrën e Lirisë. Republika e Re që ai ka lançuar këtu e tre muaj më parë do të shihet e matet që ditën e hënë , ditë kur është paralajmëruar thirrja e seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit të Vjetër, tek emrat që ai do të afrojë për “postet” teknike që prodhojë marrëveshja e tri ditëve më parë.
Hapi tjetër i sprovës së Lulzim Bashës për ndërtimin e Republikës së Re do të jenë listat e kandidatëve për deputet në Kuvendin e Republikës së Re. Ne besojmë, sepse në filozofinë tonë nuk qëndron paragjykimi. Paragjykimet ndërtojnë mure. Besimi ura.

Kryetari: Dr. Bislim AHMETAJ

Please follow and like us: