Libra të Prustit dhe Sartrit gjenden në shtëpinë e një… mafiozi
A mos ka përfunduar vallë koha e krerëve mafiozë thuajse analfabetë?
Policia italiane arrestoi në Kalabri, Marcello Pesce, një bos i Ndranghetas, në shtëpinë e së cilit u gjetën libra të shkrimtarëve të njohur francezë Marcel Prust dhe Jean-Paul Sartre.
«Sot është një ditë e lumtur per Italinë. Marcello Pesce një nga mafiozët në mërgim më të rrezikshëm u vu para drejtësisë», u shpreh në Twitter ministri italian i Drejtësisë, Angelino Alfano.
Portreti i tij është relativisht klasik, i moshës 52 vjeç, me origjinë nga një familje e madhe mafioze e Rosarnos, i dyshuar për drejtimin e një klani të Ndranghetas, mafies kalabreze.
Me pseudonimin «Kërcimtari» ai është i dyshuar si lideri i një trafiku të gjerë të drogës ne zonën rreth portit të Gioia Tauros duke imponuar rregullat e tij në këtë rajon të pasur me agrume, ku kishte punësuar shumë migrantë me ngjyrë.
Sipas dëshmive të të penduarve, ai ka urdhëruar disa vrasje duke përfshirë atë të një burri që kishte refuzuar të vriste një person të afërt, përgjegjës për një aksident rrugor ku kishte gjetur vdekjen bashkëshortja e bosit.
Ndrangheta e njohur kryesisht për kontrollin e ushtruar në një pjesë të tregtisë ndërkombëtare të kokainës konsiderohet si organizata mafioze më e pushtetshme në Evropë.