Varri i mbretit Qin, vend i ndaluar për vizitorët që shton interesin për shkencën moderne
Një nga vendet që nuk pret vizitorë dhe është i ndaluar të vizitohet është dhe Varri i mbretit Qin Shi Huang në Kinë. Shumëkush ka dëgjuar për luftëtarët e popullarizuar prej terrakote që e ruajnë varrezën mbretërore në Kinë. Deri më tani janë nxjerrë rreth 2.000 statuja të tilla të luftëtarëve, të cilat janë secila ndryshe nga tjetra dhe besohet se të tilla janë edhe rreth 8.000 që ndodhen nën tokë. Megjithatë hulumtimet dhe gërmimet vazhdojnë dhe luftëtarët mund të shihen, por varri,përsëri nuk është bërë i ditur dhe nuk shihet, sepse kinezët respektojnë ritualet e tyre antike të ceremonive mortore të varrimeve. Informacioni rreth këtij varri mbetet tepër i rezervuar.
Please follow and like us: