Palma Pelaj, pejania që tenton famën edhe në Gjermani
Palma Pelaj është një shqiptarja me origjinë nga Peja që po tenton famën edhe në Gjermani, ku prej vitesh dhe jeton. Palma aktualisht është bërë pjesë e “talent show” në Gjermani ku dhe është pritur mjaft mirë nga juria.
Një vajzë e re, plot sharm dhe përgjegjësi është gati të prek skenat më të mëdha ndërkombëtare. Prej ditësh këngëtarja gjendet në Kosovë, ku dhe realizoi edhe këngën e saj të parë në gjuhën shqipe me titull “Hija jote”. Me tekst nga Vera Pelaj dhe kompozim nga Fatos Canolli, kënga “Hija jote”, që në ditët e para të publikimit në kanalin Youtube, është pritur shumë mirë nga audienca.
Please follow and like us: