Rama ironizon listën e PD: Një Frrok në listë, një në bashki, një në Kuvend, bëjani Lezhës targën ‘Le Frr’
Përpos ironive në rrjetin social facebook, Rama nuk humbet rastin për të bërë ironi me PD-në edhe në takimet e tij elektorale. Kështu, në një ndalesë në Fishtë të Lezhës, nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të listës me kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike.
“Pashë edhe një Frrok në listën e PD-së për Lezhën. Një Frrok në Bashki, një në Kuvend, tani zgjidhni dhe një në Prefekturë e pastaj bëjani Lezhës targën ‘Le Frr’. Na falni për vonesën se nuk e kishim nisur të takoheshim veç socialistët, por tani më kapin dhe demokratët. Është kënaqësi e madhe. Ne socialistët jemi destinuar të vonohemi që të presim ata, siç finalizuam dhe të shtypim procesin e zgjedhjeve. Edhe demokratët e kanë kuptuar që nuk jemi armiqtë e tyre.” – tha Rama ndër të tjera.