Shifra e çuditshme e atyre që mendojnë se në Shqipëri jetohet mirë
Shqiptarët mendojnë se sot në Shqipëri jetohet mirë. Të paktën sipas sondazhit të Ora News dhe ‘IPR Marketing’, që tregon se 45.8% të shqiptarëve i pëlqen si jetohet në Shqipëri.
Pyetjes: “Sipas jush, sot në Shqipëri jetohet …?”, 45.4% e 2002 të anketuarve i janë përgjigjur negativisht. (shih tabelën poshtë)
Përgjigjen “Nuk e di” kanë zgjedhur vetëm 8.8% e të pyeturve.
Në rezultatet e publikuara dallojnë të anketuarit që mbështesin Partinë Socialiste, ku66.7% e tyre kanë zgjedhur të përgjigjen pozitivisht mbi jetësën në Shqipëri.
Kjo shifër ka mjaftuar të përmbysë përgjigjet negative të të anketuarve që i përkasin partive të tjera. Mbështetësit e PD votojnë 72.4% negativisht, të LSI 50.6% të “Të tjerë” 56.8% dhe “Të pavendosurit” 50.1%.
Pra, mbizotërimi i përgjigjes “Mirë”, dhe diferenca prej 0.4% me të jetuarit “Keq” në Shqipëri është arritur falë zgjedhjes masive “Mirë” (66.7%) të të anketuarve socialistë mbi jetesën në Shqipëri.
Sondazhi është realizuar në datat 29 dhe 30 maj. Janë pyetur 2002 persona në rang kombëtar dhe 1000 të tjerë për qarkun e Tiranës. Në anketim janë të përfshirë dhe votues për herë të parë. Marshi i gabimit është +/- 2.5%.
Antonio Noto i ‘IPR Marketing’, në një lidhje me ‘Skype’ nga Italia tha për ‘Tonight Ilva Tare’ se rezultatet e sondazhit janë një fotografi e 31 majit, fillimit të fushatës dhe që kjo mund të ndryshojë në ditët në vijim.