Basha: Shkarkimi i zyrtarëve, hapi i parë i ‘Republikës së Re’
Gjatë një takimi elektoral në Korçë, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se ligjet e republikës së re po funksionojnë dhe se republika e vjetër ka nënshkruar fundin e saj. Ai ftoi të gjithë qytetarët të denoncojnë presionet për prekjen e votës.
“Sot republika e vjetër është sprapsur. Kjo ishte fitorja e parë e korçarëve të bashkuar, e qytetarëve të bashkuar. Vetëm sot janë shkarkuar mbi 12 zyrtarë të niveleve të larta dhe të mesme që kanë shkelur kodin penal, – tha Basha, duke iu referuar drejtorëve dhe punonjësve të administratës shtetërore që kanë shkelur ligjin elektoral. – Shumë prej tyre do të shkojnë për ndjekje penale, republika e re e ka arritur hapin e parë. Kushdo që guxon të prekë votën e shqiptarëve, kartat e identietit e pret ligji i republikës së re. Shkarkimi i menjëhershëm, ndjekja penale dhe të paktën 1 vit burg për cënimin e të drejtës së votës. Kjo është arritja juaj. Ndaj denonconi çdo përpjekje për t’u prekur votën”, – u shpreh Basha.