Albspirit

Media/News/Publishing

Si dërmohej SHBA me karikaturat e Hostenit

 

Ekspozitra “Arti, Satira dhe Presidentët Amerikanë në revisten Hosteni”  u hap para pak kohësh ne ambjentet e UET-it. Ajo është një vazhdimësi e dialogut që nisi me hapjen e ekspozitës Presidentët Amerikanë dhe Marrëdhëniet me Shqipërinë: Një retrospektivë përmes lentes së George Tames, fotoreporteri shqiptaro-amerikan për Nee York Times. Ndërsa fotografitë e Tames janë të njohura në të gjithë botën, pak njerëz e dinë që i ati i tij ishte nga Shqipëria. Jeta dhe puna e Tames ngrejnë pyetje për ne: se si rrënjët shqiptare mbeten të panjohura, se  çfarë do të thoshte për një imigrant të varfër shqiptar të ishte në marrëdhënie të afërta me liderët më të fuqishëm të botës. Me këto pyetje në mendje, OTTOnomy solli ekspozitën e parë të Tames në vendlindjen e tij – një seri prej 33 imazheve ikonike të presidentëve të SHBA. Puna e tij gjithashtu na bën që të shohim se si  vitet e luftës së ftohtë që Tames fotografoi janë një hije e pranishme që nuk po i ndahet marrëdhënieve tona sociale, politike dhe ekonomike.  Kjo ekspozitë ballafaqon imazhet e Tames me artikujt e gazetave gjatë regjimit komunist të cilat i referohen presidentëve të paraqitur. Në këtë mënyrë ne prezantojmë dialogun me të shkuarën. Imazhet e Hostenit që janë pjesë e ekspozitës “Presidentë Amerikanë dhe Marrëdhëniet me Shqipërinë” flasin thellësisht mbi historitë që të rinjve iu kanë munguar.  Këto imazhe janë ikonike për gjeneratat që jetuan nën diktaturë në Shqipëri ashtu siç janë imazhet e Tames për ndërgjegjen amerikane. Prandaj ishte e qartë gjatë hulumtimit për ekspozitën e Presidentëve Amerikanë, që Hosteni kishte diçka të rëndësishme për të na treguar. Hosteni u themelua në fillim të regjimit komunist dhe doli nga qarkullimi në fund të luftës së ftoftë. Pse? Cila ishte lidhja e Hostenit me luftën e ftohtë që ai karikaturonte? Sigurisht që satira politike e artit të Hostenit ishte në funksion të kohës dhe vendit ku ai u prodhua, por imazhet vazhdojnë akoma sot të flasin qartësisht për situatën aktuale politike.

bushgeitkarter3456789

nikson2trumanxhonson