Donald Lu takohet me 4 gazetarët e paditur nga gjyqtari Gjin Gjoni
Ambasadori Donald Lu u takua sot në mesditë me katër gazetarë, Aleksandra Bogdani dhe Besar Likmeta të BIRN dhe Elton Qyno dhe Adriatik Doçi të Shqiptarja.com.
Çfarë i bashkon katër gazetarët është padia nga gjyqtari Gjin Gjoni. Ambasada e SHBA në profilin e saj në Facebook ka publikuar foton nga takimi me diçiturën: “Beteja juaj është beteja jonë”.
Foton e shoqëron edhe hashtagu #NukDoHiqjaAsnjePresje
Shprehja ka të bëjë me një postim të gazetarit Adriatik Doçi kur u padit nga Gjoni.
Gazetari shprehej në postim se pavarësisht padisë, nuk do t’i hiqte asnjë presje shkrimeve të tij për Gjin Gjonin.
Please follow and like us: