Albspirit

Media/News/Publishing

Floriana Garo i jep fund beqarisë

Moderatorja e njohur Floriana Garo i ka dhënë fund beqarisë. Ditën e sotme autorja e “Jo vetëm modë”, ka ndarë sot me publikun, lajmin se është fejuar, madje ka publikuar edhe fotografitë nga festa e fejesës.

“Te dashur miq, desha te ndaja me ju lajmin e mrekullueshem te fejeses time! Jam shume shume e lumtur!”, shkruan moderatorja krahas fotos.

Mësohet se partneri i saj quhet Enis dhe është nga Tirana, por  jeton në Gjenevë ku punon si avokat.  Në fakt gjithmonë në media është përfolur për një lidhje në jetën e Florianës, mirëpo moderatorja ka hezituar gjithmonë të flasë, duke e mbajtur të fshehtë nga mediat jetën e saj private.

Please follow and like us: