Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenca estoneze: Vettingu, çelësi i negociatave

Estonia merr në korrik presidencën e Bashkimit Europian dhe një nga priorietet e saj ka zgjerimin. Zv.ministri i Jashtëm, Matti Masikas gjatë vizitës në Tiranë konfirmon se Shqipëria e ka një mundësi për çeljen e negociatave për anëtarësim, ndryshe nga vendet e tjera kandidate.

“Sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian, nuk do të kemi paketën e zakonshme të zgjerimit, që do të thotë nuk do të ketë progress raporte sic ndodh normalisht në gjysmën e dytë të vitit. Kemi vendosur ta bëjmë këtë në 2018-n. Por ka një çështje dhe një shtet, që komisioni ka deklaruar se do t’i rikthehet dhe kjo është Shqipëria”, thotë ai.

Zv.ministri i jashtëm i Estonisë lë të kuptohet se kjo mundësi varet nga vetë Shqipëria.

“Janë standardet dhe një prej tyre është më thelbësorja, nisja e procesit të vettingut për anëtarët e gjyqësorit. Sic e bën të qartë dhe qëndrimi i mbajtur nga Bashkimi Europian, Komisioni Europian është gati ti rikthehet cështjes së rekomandimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë këtë vit, nëse plotësohen standardet, një prej tyre është më thelbësorja, vettingu”, deklaron Masikas.
Zoti Maasikas nuk komenton situatën politike në Shqipëri por zgjeroi optikën e tij mbi Ballkanin Perëndimor, ku nuk anashkaloi shqetësimin mbi ndikimin rus.

“Kemi parë aktivitet të përsëritur nga Federata Ruse në rajon, përpjekje të shtuara për ndërhyrje. Liderët e Bashkimit Europian, 10 ditë më parë, diskutuan mbi Ballkanin Perëndimor. Rajoni ka qenë i ekspozuar ndaj pasojave të krizës së emigracionit, kështu që mund të them se interesi dhe angazhimi i Bashkimit Europian në rajon është rritur së fundmi”, u shpreh diplomati estonez.

Një tjetër angazhim i shtuar është ai për të treguar se BE nuk rrezikon disintegrimin pas Brexit.

“Liderët e 27 vendeve të BE e kanë bërë të qartë rrugën e së ardhmes në deklaratën e Bratisllavës, shtatorin e shkuar, kur deklaruan se ne ecim përpara sëbashku, rrimë sëbashkë, forcojmë bashkëpunimin dhe vazhdojmë të përmirësojmë përfitimet për qytetarët tanë. Kjo është ajo cfarë qytetarët e vendeve anëtare presin nga Bashklimi Evropian, mbi të gjitha të fushën e sigurisë, shqetësimi kryesor I tyre, e jashtme dhe e brendshme, mbrojtja e kufijve, lufta kundër emigracionit të paligjshëm por edhe lufta kundër terrorizmit dhe të japin më shumë për rajonet fqinje të BE së e këtu del në fokus politika e zgjerimit”, tha ai.

Please follow and like us: