Albspirit

Media/News/Publishing

Ben Blushi: Jam në opozitë me Rilindjen dhe me çadrën

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, po flet nga foltorja e Kuvendit për situatën e krijuar në vend.

Blushi tha se vendi është në krizë politike dhe nëse ajo nuk kontrollohet do kthehet në ortek.

Ai deklaroi hapur se është në opozitë me çadrën e PD-së dhe me Rilindjen në Kuvend.

“Reforma në drejtësi është bllokuar, negociatat e BE u bojkotuan. Vendi në krizë politike. Krizat kur nuk kontrollohen, kthehen në ortek. Jemi në vend periferik në BE. Në qoftë se nuk ndalet kjo krizë dhe nuk ka hapa për të negociuar, do jemi më keq se Maqedonia. Jam dakord me LSI, kur flet për kanabisin, por jo për tenderat. Ministri i ri i Brendshëm duhet të vinte sot dhe të thoshte çfarë do bëhet me kanabisin, të tregonte planin e tij për të ndaluar fenomenin. Nuk kam shpresë që kjo klasë politike ka aftësi ta zgjidhë krizën. Unë kam dalë në opozitë me vullnet, pasi degraduan partinë më të madhe të Shqipërisë, PS-në. Jam në opozitë me çadrën jashtë dhe me Rilindjen këtu në Kuvend”, tha Blushi

Please follow and like us: