Albspirit

Media/News/Publishing

Julika Prifti: Një letër nga Saranda që “feston” 39-vjetorin

Kjo letër ēshtë shkruar plot 39 vite me parë dhe e ruajtur me kujdes në arkivin e Naum Priftit, vjen sot për të na treguar një copëz të një kohe që tashmë është e larguar, por që përmes dokumentimit mund tê rikthehet për pak çaste në kujtesën tonë.
Letra eshte shkruar nga Vasili e bashkënënshkruar nga Thomai, të cilët e kanë njohur shkrimtarit. Në prag të Muajit të Letersisë (tetor) ata i kujtojnë Naum Priftit premtimin se ai do të vijë në fshatrat e tyre.
Nuk e di nëse sot mund të gjendet ndonjë nxënës që ta kujtojë bisedën me shkrimtarin, fjalën e tij, pyetjet dhe emocionet e asaj dite.
Besoj se babai e mbajti premtimin e vajti në Dermish e Vagalat. Por këtë mund ta vërtetojnë vetëm ata që kanë jetuar atje 39 vjet më parë. Dikush mund të thotë: “Unë isha atje”.
Kështu do të dalë në dritë dhe pjesa tjetër e kësaj historie: takimi i Naum Priftit me lexuesit në Dermish e Vagalat në Muajin e Letërsisë të vitit 1987.

Shoku Naum,
Jam e qofsh mirë me shëndet dhe me punë.
Atë dëshiroj edhe për fasmiljen tuaj, si dhe shokët Xhavid Abazi e Gjikë Kurtiqi.
Vjet, që erdhe në shtëpinë e Thomait, po ashtu dhe mua në Tiranë që u takuam, më dhe fjalën, se do të vish në Dermish dhe Vagalat për të bërë takim në muajin e letërsisë.
Ju presim patjetër.
Kemi lexuar tregimin tuaj të bukur “E pabesueshmja” dhe na duket e pabesueshme ardhja (sa për humor).
Më njofto 3 ditë para me telegram që të vi në Sarandë t’ju pres.
Më shkruaj datën e saktë.
Ju presim!
Me respekt Vasili dhe Thomai.
Dermish, 28. 9. 1987.