Ekzekutohet me 3 plumba shqiptari në Itali
Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri orët e para të mëngjesit të sotëm në Torino të Italisë. Mediat italiane raportojnë e ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, para barit “Chic di via Fidia” në lagjen Pozzo Strada. Policia ka shkuar në vendin e krimit dhe po heton për të identifikuar se kush e ka qëlluar dhe për çfarë arsye është vrarë shqiptari. Ky i fundit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spitalin “Martini“, ku dhe ndërroi jetë. Dyshohet paraprakisht se ndaj tij kanë qëlluar dy persona ende të paidentikuar, ndërsa arma me të cilën u vra shqiptari mund të jetë e kalibrit 45. Hetuesit kanë ngritur hipotezën se shqiptari mund të jetë vrarë për larje hesapesh midis grupeve shqiptare.