Të fshehtat e horoskopit, e enjte 26 tetor 2017
Dashi
Dëshira për të qëndruar sa më shumë kohë bashkë dhe për te përjetuar emocione do jetë e zjarrtë gjatë kësaj dite. Partneri/ja do ju përgatisë edhe disa surpriza të mrekullueshme. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë më tepër. Financat do kenë goxha përmirësime falë organizimit të mirë të të ardhurave.
Demi
Nëse fantazoni më shumë sesa duhet gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift ka rrezik që të përballeni me zhgënjime të mëdha. Më mirë qëndroni me këmbë në tokë. Beqarët do kenë ndryshime drastike në jetën sentimentale, kështu që duhet të përgatiten. Financat do jenë në një gjendje të qëndrueshme.
Binjakët
Jeta juaj sentimentale do jetë e mbrojtur gjithë kohës nga yjet. Do keni një komunikim të mirë me partnerin/en dhe nuk do debatoni për asgjë. Beqarët nuk do kenë një nga ditët më të favorshme. Do lodhen së kërkuari princin e kaltër dhe nuk do e gjejnë dot atë. Në planin financiar dita do jetë e ndërlikuar. Kujdes.
Gaforrja
Ditë shumë e qëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Çdo gjë do shkojë më së miri dhe nuk do keni asnjë debat. Vazhdoni në këtë rrugë. Beqarët do vazhdojnë të mbeten vetëm edhe pse nuk do ndalen për asnjë çast së kërkuari personin ideal. Në planin financiar çdo gjë do shkojë për mrekulli. Përfitoni.
Luani
Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i qetë sot. Përfitoni për të folur mbi disa çështje dikur të vështira dhe për t’i zgjidhur ato njëherë e mirë. Beqarët do pëlqejnë së tepërmi një shok fëmijërie dhe do fillojnë të ëndërrojnë një të ardhme me të. Në planin financiar do ju duhet të hiqni dorë nga disa shpenzime.
Virgjëresha
Pasioni dhe bashkëpunimi do jenë fjalët që do karakterizojnë ditën e sotme për ata që janë në një lidhje. Çdo gjë do shkojë ashtu si ata e kishin ëndërruar prej kohësh. Beqarët do vazhdojnë të mbeten vetëm edhe pse mundësitë për njohje të reja nuk do mungojnë. Financat nuk do kenë tronditje, kështu që me kujdes mund të shpenzoni pak më tepër.
Peshorja
Pas një periudhe jo shumë të qetë për jetën tuaj në çift sot do rikthehet dielli dhe alegoria. Bashkëpunimi do jetë i fortë dhe toleranca gjithashtu. Beqarët ka shumë gjasa të dashurohen pas një personi që ka një angazhim tjetër edhe pse tashmë është në prag divorci. Në planin financiar duhet të mateni mirë para se të kryeni çdo lloj shpenzimi.
Akrepi
Dita e sotme do jetë e bekuar nga yjet dhe gjithçka do shkojë ashtu si e kishit menduar. Në mbrëmje do dilni për një darkë dhe do ja kaloni mjaft mirë. Beqarët nuk do e ndiejnë shumë mungesën e dikujt në krah sepse miqtë nuk do i lënë për asnjë çast të mërziten. Në planin financiar nuk duhet absolutisht të tregoheni impulsivë sepse do përballeni me probleme serioze.
Shigjetari
Debatet me partnerin/en do jenë shumë të forta sot dhe disa mund të mendojnë edhe të shkëpusin çdo lidhje. Do keni mendime krejtësisht të kundërta mbi një temë te rëndësishme, por edhe mbi të ardhmen. Beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme për te gjetur personin ideal. Në planin financiar do tregoheni të kujdesshëm me çdo hap.
Bricjapi
Dashuria do jetë më e privilegjuar se kurrë më parë gjatë kësaj dite. Do i kushtoni më tepër vëmendje atij që keni në krah dhe do jua plotësoni dëshirat e zjarrta. Beqarët do kenë fat dhe do e gjejnë shpirtin e tyre binjak më shpejt sesa e kishin menduar. Në planin financiar situata do jetë e stabilizuar, ju mund të kryeni edhe transaksione.
Ujori
Asnjë planet nuk do ndikojë sot në jetën tuaj në çift dhe gjithçka do varet nga sjellja ndaj partnerit/es. Mos u tregoni as kritikë, por dhe as mos e idealizoni atë që keni në krah. Beqarëve do ju ndizet flaka e dashurisë. Më në fund as ata nuk do ndihen më vetëm. Në planin financiar nuk do përballeni me momente të vështira.
Peshqit
Për pjesën më të madhe të atyre që janë në një lidhje, dita do jetë bukur dhe pa probleme. Shfrytëzojeni çdo sekondë kur të jeni pranë atij që dashuroni. Beqarët do kenë një takim të rëndësishëm që në orët e para të mëngjesit. Zemra do përjetojë ndjesi të papërshkrueshme. Në planin financiar do keni disa vështirësi të vogla.