Albspirit

Media/News/Publishing

Nis vetting-u, 7 gjyqtarëve të Kushtetueses u kontrollohen vendimet

Për herë të parë pas 25 vitesh funksionim Gjykata Kushtetuese do t’i nënshtrohet kontrollit pas Reformës në Drejtësi, kontroll i cili do të bëhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se këtë të enjte në Gjykatën Kushtetuese është hedhur shorti për të përzgjedhur 5 dosje gjykimi të çdo gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese. Në total sipas të njëjtave burime janë përzgjedhur 35 dosje të cilat pas vlerësimit nga inspektoriati i KLD do t’i përcillen me një relacion Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Këto dosje i përkasin gjykimeve të vitit 2013-2016, ndërsa relacioni i inspektoriatit të KLD do ti bashkëngjitet relacionit të Inspektoriatit të deklarimit të pasurive dhe drejtorisë së informacionit të klasifikuar. Gjyatarët e Kushtetueses që do ti nënshtrohen këtij kontrollit janë: Bashkim Dedja, Kryetar i rizgjedhur pak javë më parë, Vitore Tusha, anëtare, Altina Xhoxhaj, anëtare, Fatmir Hoxha, anëtar, Gani Dizdari, anëtar, Besnik Imeraj, anëtar, Fatos Lulo, anëtar. Pas këtij filtri nga komisioni i pavarur i kualifikimit për gjyqtarët kushtetues procesi i vetting-ut do të shtrihet tek gjyqtarët e lartë, anëtarët e këshillit të emërimeve në drejtësi, anëtarët e këshillit gjyqësor dhe atyre të këshillit të prokurorise. Ky kontroll vjen vetëm 4 ditë para se gjykata kushtetuese të shprehet pikërisht për ligjshmërinë e këtij procesi apo dhe ligjit të Vetting-ut i cili është paditur në kushtetuese nga shoqatat e gjyqtarëve. Sipas burimeve për Report Tv nga kjo gjykatë, vendimi për Vetting-un pritet të bëhet publik më datë 30 tetor.

Gjyqtarët që po kontrollohen
Bashkim Dedja, Kryetar i rizgjedhur pak javë më parë
Vitore Tusha, anëtare
Altina Xhoxhaj, anëtare
Fatmir Hoxha, anëtar
Gani Dizdari, anëtar
Besnik Imeraj, anëtar
Fatos Lulo, anëtar

Please follow and like us: