Oficerët kontrollojnë shtëpinë e Tahirit, marrin bizhuteritë e bashkëshortes së tij
Pas autorizimit të mazhorancës parlamentare për hetimin e Tahirit, 4 oficerë kanë zbarkuar me mjetet e tyre në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm, ku ishte prezent edhe avokati i tij, Maks Haxhia. Kontrolli ka vijuar për rreth 1 orë, ndërsa oficerët nuk kanë nxjerrë asnjë detaj nga puna e tyre. Sipas burimeve të BW, mësohet se ata kanë marrë nga shtëpia e ish-ministrit disa bizhuteri të bashkëshortes së tij, për të verifikuar nëse janë ato që përmenden në dosjen e Habilajve.
Përgjimi
“Moisiu futet në makinë dhe i tregon Sabit se kishte marrë dy byzylykë, njërin për nusen e Saimirit dhe tjetrin për nënën e tij. Sabi e pyet nëse kishin kushtuar shumë”.
Moisi: Bënë goxha.
Sabi: 1000 euro?
Moisi: Sa?
Sabi: 2000 euro…
Moisiu tregon se të dy bënin 18 mijë euro, por i kishte marrë për gjysmën e lekëve.
Sabi: I pagove 9 mijë euro me lekë në dorë?
Moisi: Po.
Sabi: Nuk kishte ndonjë telekamera?
Moisi: Jo. Vetëm ajo përpara gjykatës.
Moisiu i tregon se njërin nga byzylykët ia ka marrë nënës dhe tjetrin gruas së tij me gurë të çmuar dhe diamante./L.P./Dritare.net