Kërcënohet aktivisti anti-Rama, polici i hyn në shtëpi pa mandat
Një punonjës policie hyn në banesën Zirkon Dishës pa asnjë mandat kontrolli. Lajmi bëhet i ditur nga vetë aktivisti, që në shumë raste ka ngritur zërin kundër qeverisë Rama. Në një status në profilin e tij në Facebook, Disha shpjegon ndodhinë:
Policë i cili hyn në shtëpi vetëm se sheh derën e oborrit hapur!
“Sot rreth orës 12:15 – 12:30 një punonjës policie afrohet dhe hyn brenda oborrit të shtëpise pa u prezantuar.
I kapur ne befasi vellai e peyet se çdo brenda?
Ai i thotë që jam inspektori i zonës. Po shikonte se çfarë po bënte!
Vëllai i kërkon të dal jashtë oborrit, ai insiston duke qendruar brenda. Atëhere kur vellai i thotë se nuk ke pune brenda shtëpisë dhe duhet te dali jashtë, ai fillon dhe kërcënon se do sjelli grupin e gatshëm dhe patrullat.
Ok i thotë vëllai, por si fillim dil jashtë oborrit.
Ndërkohë vellai po ndihmonte një komshi për të rregulluar spontin e nje makine te vogël transporti mallrash.
Njoftohem nga vellai dhe per 15 min kthehem ne shtepi, ku vellai bashke me komshiun me njohen me ngjarjen. Po qendroja aty duke u perpjekur pr te kuptuar se cfare pune kishte nje punonjes policie brenda oborrit të shtëpisë.
Në orën 13:00 ai kthehet sërish kalon pran rrugicës, nuk ndalon as nuk flet. Pasi u largua 10-15 metër, kthehet hap telefonin dhe fillon e flet me ze të lartë.
‘Unë e plotësova raportin, njoftoni patrullat, per sot ose nesër. Jam ketu te rrugica shtëpi 4 katëshe ngjyrë…….’, pataj ktheu shpinën duke folur ne telefon u largua”.