Kush janë drejtorët e rinj ‘provizorë’ të burgjeve?
Pas shkarkimit të tetë drejtorëve të burgjeve në vend, ka ardhur edhe emërimi i drejtuesve të komanduar. Mësohet se ata nuk janë drejtorët përfundimtarë, por se do ta mbajnë këtë post deri në momentin që do të shpallen fituesit e konkursit për emërimin përfundimtar. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, shkarkoi dje nga detyra tetë drejtorë burgjesh, vendim që sipas saj, erdhi pas abuzimeve me detyrën, por edhe për faktin se disa prej tyre figuronin të dënuar.
Drejtorët e shkarkuar:
- Drejtori i Burgut Peqin: Eugent Salla
- Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Afrim Zeqiraj
- Drejtori i Burgut Lushnje: Gazmend Ibraliu
- Drejtori i Burgut Lezhë: Gezim Gjeci
- Drejtori i Burgut Berat: Ened Rrapo
- Drejtori i Burgut Sarandë: Hajri Goxhaj
- Drejtori i Burgut Durrës: Petrit Suci
- Drejtori i Burgut Tepelenë: Marvin Muci.
Drejtorët e komanduar:
- Drejtori i Burgut Peqin: Arjan Hasanaj
- Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Syrja Malasi
- Drejtori i Burgut Lushnje: Zoj Rrushaj
- Drejtori i Burgut Berat: Ermal Mile
- Drejtori i Burgut Tepelenë: Etem Llapi
- Drejtori i Burgut Vlorë: Aleksandër Rreza
- Drejtore e Burgut të Grave: Jetmira Sula
Please follow and like us: