Albspirit

Media/News/Publishing

Marina Zeqiri: Ju tregoj pse sulmohet biznesmeni Nikollaq Neranxi

 

 

U rrënqetha teksa rastësisht dëgjoja intervistën e Violeta Gecajt tek televisioni “Fax News”. Një grua fisnike nga Veriu e cila u largua nga Veliaj si punonjëse e Bashkisë së Tiranës, vetëm për bindjet e saj të djathta dhe kur provoi të kërkojë të drejtat e saj, e nxorrën me shqelma nga ky institucion dhe tentuan edhe ta burgosin.

Teksa e dëgjoja dhe dridhesha se si do t’i shkonte fati kësaj gruaje të mjerë që fatkeqësisht nuk është e vetmja në këtë vend, Violeta me një fytyrë ku i spikaste një buzëqeshje shprese tha: “Askush nuk më mori në punë sepse unë isha shpallur armike e Erion Veliajt, madje edhe kompanitë private kishin frikë ta bënin. I vetmi që më mori nga rruga duke më siguruar bukën për vete dhe fëmijët e mij ishte Nikollaq Neranxi. “Madje jo vetëm mua, por ai punësoi edhe vëllain e Ardit Gjoklajt, i cili u vra barbarisht tek landfilli” – pohoi Violeta. Teksa dëgjoja këtë grua thashë me vete, çdo njeri tjetër do kishte bërë super reklama me kaq vepra të mira sa ç’bën ju për njerëzit, por që ju kurrë nuk i përmendni. Dhe mbi të gjitha arrij të kuptoj më mirë pse ju janë sulur pushtetarë e kalemxhinj në shërbim të tyre, që të bëjnë pis figurën tuaj. Sepse ju kërkoni drejtësi zotëri dhe të kërkosh drejtësi në një vend si ky, është absurditet. Keni mirënjohjen time dhe të gjithë njerëzve të ndershëm të këtij vendi. Bravo!

Please follow and like us: