Bilanci i PD sipas Patozit: Bashkëpunimi me LSI, i shpejtuar
Ish-kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, shprehet se kundërshtari duhet të mundet në betejë. Kjo është përgjigjja për dilemën e lindur në PD pas propozimit të ish-kryeministri për djegien e mandateve të deputetëve opozitarë, pas zgjedhjes me votë të njëanshme të kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku. Ndërsa bashkëpunimin me LSI, ish-deputeti i PD e konsideron të shpejtë. Prej muajsh në tavolinën e kryedemokratit Basha ndodhet një platformë, për të cilën Patozi thotë se nuk ka një përgjigje ende. Dhënien e nënshtetësisë kryepeshkop Janullatos, ish-nënkryetari i PD e konsideron një vendim normal.
Please follow and like us: