Gazetarja myslimane pozoi për Play Boy
Noor Tagouri theu tabunë dy vjet më pare duke u shfaqur e mbuluar jo vetëm në trup, por edhe flokët. E veshur me xhinse, atlete converse dhe xhaketë lekure, 22-vjeçarja duket krejtësisht e kundërta e kësaj kopertine të Pamela Anderson. Noor Tagouri pozoi sëbashku me një tjetër komedian dhe një novelist, si pjesë e serive “Renegade” të revistës Playboy dedikuar personazheve publike që kanë rrezikuar gjithçka, madje edhe jetën për të realizuar profesionin e ëndërruar. Por veshja e sulmuar aq shumë kohët e fundit, pikërisht hixhabi apo të tjera stile që përfaqësojnë besimin mysliman, janë kthyer në tendencën e modës. Shumë firma të njohura ndërkombëtare veshjesh si Dolce Gabbana, apo H&M kanë publikuar koleksionet e tyre të frymëzuara nga Lindja e Mesme./TCH/