Të rejat e Horoskopit, 6 janar 2018
Dashi
Jeni gati t’i hapni krahët dashurisë, kjo vlen edhe për ata që mund të kenë dalë nga një zhgënjim sentimental. Ju dëshironi me të vërtetë të mos jeni vetëm dhe qielli i mirë do t’ju favorizojë çdo lëvizje. Pak ‘konfuzion’ do ndjehet në zemrat e vetmuara që do të duhet të heqin çdo paragjykim para se të zbaviten nga një histori dashurie. Puna po shkon mirë. Venusi rindez te ju ambiciet dhe vendosmërinë.
Demi
Marrëveshja me njeriun tuaj të zemrës do të sjellë projekte të reja. Ata që janë në një histori dashurie duhet të mbajnë xhelozinë përbrenda dhe t’i japin më shumë hapësirë partnerit/es. Yjet njoftojnë surpriza të bukura në dashuri për beqarët! Ditë ideale kjo e sotmja për avancimin e projekteve të reja në punë.
Binjakët
Ditë e qetë parashikohet kjo e shtunë për ata që tashmë janë prej kohësh në një lidhje të konsolidueshme. Do të merren vesh mes tyre dhe do të përjetojnë një marrëdhënie të shkëlqyer. Ata që janë vetëm do të kenë njohje të reja dhe me shumë mundësi do takohen me një person të shkëlqyer. Në punë priten ndryshime pozitive dhe të ardhurat do jenë të sigurta.
Gaforrja
Për ata që janë në një lidhje dashurie dita e sotme parashikohet disi e trazuar, por duke e njohur më së miri partnerin/en tuaj gjëja më e mirë që duhet të bëni është komunikimi dhe sqarimet mes jush. Beqarët do të kenë dëshirë të madhe për të dalë dhe të argëtohen. Ngarkesa e energjisë së Marsit i bën ata euforikë! Nëse doni të realizoni ëndrrat tuaja në karrierë, mos lejoni që frika e gabimeve t’ju pushtojë. Jini aktiv dhe guxoni.
Luani
Heshtja juaj mund të bëjë të mendoni shumë më tepër nga ç’duhet ndaj personit që keni përkrah. Këshilla më e mirë është të flisni hapur me partnerin/en dhe t’ja bëni të qarta ato që doni dhe ju mundojnë. Beqarët mund të tërhiqen nga një koleg që ata kanë pëlqyer deri tani. Dashuria është e paparashikueshme! Në punë vlerësoni me kujdes bashkëpunimet në vazhdim për të mos vënë në rrezik projektet tuaja.
Virgjëresha
Sfera sentimentale është shumë më e mirë se ditët që keni lënë pas dhe bashkëpunimi me partnerin/en do t’ju japë momente të paharrueshme. Ju do të keni shumë mundësi për t’u argëtuar në mbrëmje. Ata që janë vetëm do vazhdojnë të shpresojnë për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme duke harruar zhgënjimet. Në punë disa gabime të vogla mund t’ju bëjnë nervozë. Koha për të zgjeruar horizontet tuaja.
Peshorja
Mundohuni të mbani larg tensionet dhe zënkat me partnerin/en dhe vendosuni në dispozicion të marrëdhënies tuaj. Nëse doni që ajo të ecë për mrekulli, jini të kujdesshëm dhe tregoni gjithë pasionin ndaj njeriut tuaj të zemrës! Beqarët do të duhet të jetë më pak sipërfaqësorë dhe t’i japin më shumë rëndësi ndjenjave. Disa ndryshime në mjedisin e punës mund t’ju bëjnë të ndiheni të humbur. Mos kini frikë, së shpejti do të përshtateni me të.
Akrepi
Sfera e dashurisë ju rezervon një lajm të madh dhe ajo që dukej e pasigurt për ju tani shfaqet më e qëndrueshme se kurrë. Ju do të udhëtoni në të njëjtën gjatësi vale si partneri/ja. Nëse jeni vetëm, mund të përjetoni ndonjë ndryshim në miqësi. Në punë jeni paksa mbrapa duke pritur mundësitë e mira, veproni shpejt dhe ecni me ritmin e duhur për të arritur pozicionet e ëndërruara.
Shigjetari
Për ata që janë në një lidhje dashurie duket se keni lënë pas një periudhë keqkuptimi dhe po jetoni me gëzim këto momente të jetës suaj si çift. Ndërsa ata që janë ende vetëm mund të takohen më në fund me një person që mund të përmbushë kërkesat e tyre. Do të kuptohen më së mirë me Demin dhe Gaforren. Me entuziazmin tuaj do të përfshini kolegët tuaj dhe në sajë të bashkëpunimit të tyre do jeni në gjendje të realizoni projekte të reja.
Bricjapi
Do të jetë një fundjavë që karakterizohet nga momente festive dhe do shijoni pa fund dashurinë me partnerin/en. Shijojeni pa fund këtë ditë. Beqarët do të duhet të bëjnë sytë katër nëse duan të gjejnë personin për të cilin kanë pritur deri tani. Mund të jetë shumë afër! Në planin financiar bëni kujdes nga investimet e pasigurta. Fokusohuni vetëm në projekte që ju sigurojnë fitime.
Ujori
Gëzojuni pa fund kësaj dite dhe tregoni ndjenjat tuaja të mëdha për të dashurit tuaj. Shmangni qëndrimet e pakapërcyeshme, të cilat mund të keqkuptohen. Ata që janë vetëm duhet të shfrytëzojnë ditën e Befanës, e cila ka rezervuar surpriza të mëdha për zemrat e tyre. Yjet janë në anën tuaj. Në punë jepuni më shumë hapësirë marrëdhënieve ndërpersonale dhe kontakteve sociale që mund të sjellin përfitime për profesionin tuaj. (Figura e befanës, personifikohet nga një plakë e vjetër zemër mirë që shpërndan dhurata për fëmijët në mbrëmjen e 5 janarit duke gdhirë data 6 janar).
Peshqit
Çiftet mund të krijojnë diçka të rëndësishme me të dashurit e tyre. Shpirti i tyre binjak do t’ju japë mbështetje dhe rehati dhe nuk do t’ju lejoj të mërziteni për asnjë moment. Edhe për ata që janë vetëm kjo ditë fundjave parashikohet të jetë mjaft e mirë, ku beqarët me magjinë e tyre magnetike do të pushtojnë të gjithë! Në planin financiar jeni përballur me shpenzime të papritura, prandaj ka ardhur koha të rezervoheni./b.l/noa.al/