Dopingu/Jep dorëheqjen Presidenti i Federatës së Peshëngritjes
Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjozaj ka dhënë dorëheqjen nga ky post.
Trysnia dhe presioni publik për daljen pozitive në dopping të peshëngritëses shqiptare Romela Begaj duket se e kanë detyruar Presidentin Gjozaj të japë dorëheqjen e nga ky post. Mësohet se në vend të tij si president i përkohshëm i FSHP-së, kryesia ka zgjedhur Gudar Beqirajn.
Më herët Gjozaj ka këmbëngulur në pafajësinë e peshëngritëses, duke theksuar se përgjigjet kanë ardhur në federatë 45 ditë pas përfundimit të Botërorit dhe konfirmoi se ajo do të kryejë testin B.
Sipas tij, Begaj rezultonte e dyshuar për doping për substancën stanazolol, e njëjta me të cilën ajo rezultoi pozitive edhe në testet antidoping të vitit 2014 pas Botërorit të Kaszakistanit.
Kampionia e botës në peshëngritje Romela Begaj, doli pozitive në testin e dopingut. Ndërsa në muajin dhjetor ajo u shpall kampione e botës në stilin e shkëputjes.
Nëse një gjë e tillë vërtetohet Romela Begaj pritet t’i hiqen dy medaljet e fituara në kampionatin botërorin të vitit 2017. Pritet që peshëngritësja ti nënshtrohet edhe testit B, për të vërtetuar saktësinë e analizës.
Nëse rezulton edhe në testin e dytë me doping, Begaj e pret një pezullim nga çdo aktivitet për një periudhë të caktuar.