Albspirit

Media/News/Publishing

Skandal, pronari i autobusit ku u gjet droga është shef i hetimit për krimet në Korçë

Plot 2 kilogramë drogë e llojit heroinë është zbuluar në një autobus që ka tentuar të kalojë kufirin në pikën doganore në Kapshticë. Operacioni ka ardhur si rezultat i një operacioni ndërkombëtar të drogës. Bëhet me dije se pronari i linjës së autobusit ku dhe u gjet heroina është shefi i Hetimit të Krimit dhe i Policisë Kufitare të Korçës, Edmond Çela. Policia ka arrestuar pronarin e autobusit, kurse paraprakisht ka mësuar edhe emrin e pronarit, që rezulton se është edhe shef krimesh. Nuk dihet nëse ky i fundit do të japë apo jo llogari përpara drejtësisë në lidhje me faktin që në autobus u kap drogë.

Please follow and like us: